Kosovarët janë të vetmit në Evropë që ende nuk kanë liberalizim të vizave për të udhëtuar në zonën Shengen.
Pamundësia e tyre për të udhëtuar lirshëm, ka ndikuar që shumë kosovarë të aplikojnë për viza të ndryshme, në shumë shtete të Evropës, qoftë edhe për një vizitë turistike ku ata dëshirojnë.
Vetëm gjatë vitit 2021 Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 20 mijë e 259 viza, shkruan albinfo.ch.
Këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: “Viza C” dhe “Viza D” të Shengenit.
Ambasada e Zvicrës, në një përgjigje për albinfo.ch tregon se gjatë vitit 2021 janë lëshuar 19,737 viza të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare dhe ato turistike.
Ndërsa të kategorisë ‘Viza D”* ishin 2,522, kryesisht për bashkim familjar, viza pune dhe viza studentore.
Pavarësisht se shteti i Zvicrës njihet si një shtet që nuk lëshon shumë viza, sidomos viza pune, sikurse Gjermania, këtë vit ka shënuar një ngritje, për dallim nga vitet e tjera.
Kujtojmë se në vitin 2019 kjo ambasadë lëshoi vetëm 2 mijë e 334 viza.