Me kënaqësi të veçantë, Ambasada në Japoni mirëpriti anëtarët e grupit nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët vizituan disa prej qyteteve dhe destinacioneve më të njohura të vendit, përfshirë edhe malin ikonik Fuji.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u shkëmbyen përshtypje dhe vlerësime për përvojat e tyre në Japoni.