Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett ka deklaruar se mirëpret me kënaqësi të shoh nesër seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kosnett në Twitter ka shkruar se është i kënaqur që Kuvendi i Kosovës të mban seancën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se edhe kryeministrit Kurti i ka deklaruar se është me rëndësi që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën e vendit.
“Jam i kënaqur që Kuvendi do të mbajë seancën e votimit të mosbesimit nesër. Siç i kam thënë edhe Kryeministrit sot, është me rëndësi për Kuvendin dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektohet Kushtetuta.
“, ka shkruar Kosnett.
Kujtojmë se raportet e kryeministri Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në një fazë kritike pasi ky i fundit nuk po i dëgjonte për heqjen e taksës.//gazetametro.net