Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, e ka quajtur ditë të madhe ditën e sotme duke e vlerësuar daljen e madhe të votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Përmes rrjetit social Twitter, Kosnett ka thënë se kjo tregon përkushtimin e madh për të ardhmen e Kosovës.
“Çfarë ditë e shkëlqyeshme – i lumtur kur shikon kaq shumë prej jush duke gjetur kohë për të votuar – kjo dëshmon përkushtimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.