Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarët e Kosovës pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Siria.
Përmes një postimi në platformën “Bluesky”, ambasada gjermane ka shprehur gëzimin për këtë zhvillim diplomatik, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Jemi shumë të lumtur me këtë dinamikë të re, pasi është njohja e tretë këtë vit,” thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.
Në reagimin e tij, ambasadori Rudolph ka përgëzuar institucionet kosovare për angazhimin në zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare dhe ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj.










