Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës për anëtarësimin në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).
Përmes në cicërime në Twitter, Rohde ka përgëzuar PDK-në dhe kryetarin e saj, Memli Krasniqi, për të bërit pjesë e ALDE-s.
“Urime për @PDKzyrtare dhe kryetarin e saj @Memli Krasniqi për pranimin si anëtarët më të rinj në @ALDEParty, Aleancën evropiane të partive liberale”, ka shkruar ambasadori gjerman.