Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shprehur lëvdatat e tij për fitoren e sotme të Kosovës ndaj Azerbajxhanit.
Në një postim në Facebook, ambasadori britanik ka përmendur legjendën Fadil Vokrrin dhe trajnerin e xhudos, Driton Kukën si më meritorët për suksesin e Kosovës në sport.
“Ëndrra ime është që të bëjë për vendin tim 1 për qind çka kanë bërë Fadil Vokrri dhe Driton Kuka për vendin e tyre”, ka shkruar O’Connell.