Gjilan, 21 nëntor 2016 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.
Kryetari Haziri e ka falëderuar ambasadorin Šilhavý për bashkëpunimin mes shkollës “Liria” në Pogragjë dhe shkollës “Valleticka” në Pragë në shkëmbim të përvojave dhe njohurive mes vete.
“Ambasadori Šilhavý po e viziton Komunën e Gjilanit pas një vizite në shkollën fillore “Liria” në Pogragjë. Kjo formë e bashkëpunimit mes shkollës “Liria” dhe asaj “Valleticka” në Pragë dhe vetë interesimi dhe mbështetja e pakursyer e ambasadorit, neve na bënë të nderuar si gjilanas, si Komunë dhe si qytetarë sepse ndihma iu shkon fëmijëve, shkollës, asrimtarëve dhe prindërve drejpërdrejt në ndarjen e përvojave dhe njohurive në marrjen e shumë informacioneve që sot Europa i ka. Republika Çeke ndan shumë vlera kulturore të Europës së vjetër dhe të Europës së re”, ka thënë Haziri pas takimit.
Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka theksuar se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e Komunës dhe të nxënësve të shkollës “Liria” në Pogragjë dhe shkollës “Valleticka” në Pragë.
“Falënderoj kryetarin Haziri për mikpritjen. Unë jam shumë i kënaqur që e kemi një bashkëpunim të mirë me Gjilanin, përkatësisht me shkollën fillore “Liria” në Pogragjë, e cila ka partneritet me shkollën “Valleticka” në Pragë. Këtë vit e kemi nënshkruar memorandumin për bashkëpunim dhe mund të them se për gjysmë viti është një bashkëpunim i shkëlqyer. Nxënësit e kanë një uebfaqe të përbashkët dhe aty publikojnë gjëra që bashkëpunojnë në largësi. Mezi s’po presin të takohen mes vete. Nxënësit e shkollës “Valleticka” në vitin e ardhshëm do ta vizitojnë shkollën “Liria” dhe anasjelltas”, ka deklaruar amabsadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.
Show original message