Ambulanca e Zarbicës po meremetohet nga dy donatorë, Refik Pajaziti dhe Bujar Maliqi
Sot, ishte në vizitë të Ambulancës së Zarbicës Refik Pajaziti nga Ramabuça me banim në Bujanoc e Bujar Maliqi, nga Zarbica me banim në Bujanoc dy donatorët, ku vizituan punimet në meremetim të Ambulancës,në Zarbicë. Ështa fjala për ambulancën që ka punuar e banuar humanisti e veprimtari Ilaz SELIMI.
Shumë shpejtë ky objektë do të përfundohet dhe do të lëshohet në përdorim, ku do të mbulohet nga stafi mjekësor i Ambulancës së Muhocit dhe nga Bujanoci.
Dy donatorët, sot nga afër vizituan punishten dhe pan punimet në këtë projekt që me vetëkontribut vullnetar kan filluar dhe do të rrumbullaksohet. Në vizitën e bërë ishte edhe veprimtari e opinionisti nga Zarbica që jeton në Gjilan Refik Hasani.
Pas fillimit të organizmit të takimeve të vendlindjes, vendosjes së Pllakës Përkujtimore, asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë, tani po meremetohet edhe Ambulanca që ka funksionuar që nga vitet e 1960-ta deri në dëbimin, shpërnguljen dhe zhvendosjen që filloi masovisht në qershor të vitit 1999.Kjo ambulancë nuk ka funksionuar që nga viti 1999 dhe ishte filluar edhe të shkatrrohet e rrënohet.
Malësia e Bujanocit ka filluar të ngjallet
Me këtë orgazim edhe Shkolla-Mejtepi do të riparohet dhe një sërë projekte, e që nëse edhe Kuvendi Komunal i Bujanocit do të ndihmoj vërtet do të rrriten e shtohe numri i qytetarëve që do jetojn në këto fshatra.
Veçmas pas asfaltimit të rrugës jan hap perspektiva të reja edhe për investime të reja, tani jan rregullim të gjitha rrugëve për fshatrat Priboc, Suharrën, Novosellë, Ramabuq dhe në gjitha Lagjet e vetë Zarbicës dhe fshtrave të Malësisë. Mbesim me shpresë se edhe më tej qytetarët e Malësisë së Bujanocit kudo që jan me banin është interseim i jashtëzakonshëm për investime. Do të ketë edhe investime tjera.
Vendlindja është e shenjët kudo që shkojm, koniderat për angazhinin e gjithë kontribuesve që po mbajn gjallë Malësin.