Amerikanët do të shënojnë sot 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, me ceremoni përkujtimore në vendin e Qendrës Botërore Tregtare në Nju Jork dhe në selinë e Pentagonit në Uashington.
Mijëra vetë pritet të marrin pjesë në ceremoni.
Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania do të udhëtojnë në Shanksvill të Pensilvanisë, ku është përplasur aeroplani i katërt i rrëmbyer nga terroristët.
Afro 3,000 njerëz kanë vdekur në sulmet e 11 shtatorit, shumica e tyre kur kanë kolapsuar dy kullat e Qendrës Botërore Tregtare.
Kanë qenë këto sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane.