Amire Hoxha Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mireqenje Sociale, i reagon kandidatit për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, i cili para pak ditësh ishte në vizit tek një familje në fshatin Pasjak nga komuna e Artanës.
Reagimi i Amire Hoxhës:
I nderuar z.Alban Hyseni me keqardhje me duhet të demantoj informatat e juaja të pa sakta, sa i përket kësaj familje.
Mua më vjen keq që qytetarët, jo të gjithë e dine se kjo familje nuk i përket komunë së Gjilanit.
Kjo familje jeton në Fshatin Pasjak Komuna e Artanës (NOVOBËRDË) e udhëhequr nga një kryetar Serb..( ku ju ja keni dhënë mundësin).
Sa për informimin tuaj dhe të opinionit publik raste e tilla në komunën e Gjilanit i përkrahim kohë pas kohe sipas kërkesave dhe nevojave të tyre.
Sipas rregullave ligjore për administrim të financave publike për teritor te komunes.
DEZINFORMATË
Amire Hoxha Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mireqenje Sociale