Karateistja e talentuar Amra Demaj po vazhdon të shkëlqejë në arenën vendore të karatesë. Me një performancë shumë të mirë, ajo ka arritur të fitojë vendin e parë në garën e organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës për grupmoshat senior, duke dëshmuar edhe një herë talentin dhe përkushtimin e saj në këtë sport.
Demaj po sjell vazhdimisht medalje për Karate Klub Agim Ramadani, klub në të cilin ajo stërvitet dhe zhvillon talentin e saj çdo ditë. Rezultatet e saj janë fryt i punës së madhe, disiplinës dhe përkushtimit të vazhdueshëm në stërvitje.
Trajneri i klubit, Shkëlzen Balaj, është shprehur shumë i lumtur dhe krenar për paraqitjen e Amrës, duke theksuar se ajo është një shembull i punës dhe vullnetit për të arritur majat e sportit. Ai gjithashtu vlerëson përkushtimin e të gjithë sportistëve të klubit, të cilët çdo ditë punojnë fort për rezultate sa më të mira.
Me sukseset që po arrin dhe formën që po tregon, Amra Demaj konsiderohet një nga sportistet më premtuese të karatesë, ndërsa shumë shpejt pritet që emrin e saj ta shohim edhe në arenën ndërkombëtare./Radio Star/

