Analisti Burim Korqa ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me miqtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dave Razo dhe Cathy Lee Girardeau, duke e cilësuar atë si një takim të veçantë dhe me lajme të mira për bashkëpunimin e ardhshëm.
Përmes një publikimi, Korqa ka shprehur mirënjohje të veçantë për Florentina Dushin për kontributin dhe përkrahjen e saj, si dhe për Rotary Club Prishtina për mbështetjen e vazhdueshme.
Ai ka njoftuar se në muajin dhjetor do të nisë faza e dytë e projektit “Empowering Youth for Peace”, në bashkëpunim me Rotary Club of Warner Robins dhe Rotary Club Prishtina.
Projekti do të implementohet nga IPS dhe synon fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e paqes përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët.
“Bashkë për të rinjtë, bashkë për paqen!”, ka shkruar Korqa.










