Kryeministri, ministri i Infrastruktures, (ironikisht) vete ministri i Brendshem dhe shume zyrtare te tjere te pushtetit aktual kane ushtru dhune verbale e fizike mbi Policine e Kosoves. E kane poshteru Policine per 15 vjet. Nese Policia dhe Prokuroria kane vendos me vnu ne vend nderin e Policise, le t’i arrestojne edhe keta qe e kane dhunu dhe poshteru Policine para jo shume viteve.
Nese e arrestojne vetem Dardan Molliqajn dhe nuk guxojne me i arrestu keta qe e kane dhunu Policine per 15 vjet, Policia/Prokuroria e deshmojne se jane kthyer ne nje instrument parapolitik te pushtetit te Albin Kurtit. Ne vegla te Xhelal Sveçles. Sidomos kur ky arrestim behet ne prani te kamerave, ne nje media, para nje emisioni. Me police speciale, neper terr, pa fletarrest, me jeleke antiplumbe, sikur me pas arrestu ndonje kriminel matane Ibrit (por te cilet Albini nuk po don dhe nuk po guxon me i arrestu).
Ne kete menyre, duke e arrestu liderin e nje partie opozitare me police muskuloze, te blinduar e te medhenj, Albin Kurti po mundohet t’i sheroje komplekset e tij te vogelsise historike. Dardan Molliqaj nuk u arrestu per dhune ndaj policit. Perndryshe duhet me u arrestu 80% e Vetevendosjes, duke fillu prej Albinit e Xhelalit. Por, Dardani po arrestohet sepse po ben opozite dhe sepse e ka quajt Albinin frikacak.