Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, i cili njihet si mbështes i Albin Kurti, e ka vizituar në Beograd ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
Në profilin e tij në “Facebook”, Spahiu e ka postuar një fotografi me ministrit serb, duke thënë se ajo është realizuar në zyrën e Gjuriqit.
“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djurić, në zyrën e tij në Beograd”, ka shkruar Spahiu.
Analisti nga Mitrovica nuk i ka treguar arsyet e kësaj vizite.
Ajo që dihet është fakti se Spahiu jo rrallë fyen luftëtarët e UÇK-së, duke thënë se kanë ikur dhe nuk kanë luftuar.
Se fundi, ai ka pretenduar se kontributi i tij në çlirimin e Kosovës është më i madh se i 100 luftëtarëve të UÇK-së.
“Kontributi im për çlirimin e Kosovës është sigurt më i madh se 100 luftëtarëve me pushkë në dorë apo edhe më shumë”, ka thënë Spahiu në Kanal 10.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Arsim Jashari, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili ka qenë në këtë emision.
Ai ka thënë se nuk e di se cili është kontributi i Spahiun në luftë.
Kurse, Spahiu i është përgjigjur se ai ka qenë në luftë më i rrezikua se ish-luftëtari i UÇK-së.
“E kam pasë jetën e rrezikuar më shumë se ti”, ka thënë Spahu.