Analisti nga Gjilani Shkodran Ramadani ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me takimin e zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes z. Xhelal Sveçla dhe Ministrit të Serbisë për Kosovë Marko Djuric.
Ai në profilin e tij në fejsbuk ka shkruajtur se;
VV-ja i ka urdheru aktivistat e saj mos me dale me pi kafe me ata qe dalin prej VV-se, me ata qe kane qene ne partite tjera sepse sipas saj ata jane tradhtare qe punojne kunder shqiptareve. Ka ba thirrje per bojkotim te samiteve e forumeve ku merr pjese Serbia. Bile edhe per llajka ne facebook te thirrin ne Komision Disiplinor. E tash shkojne pijne kafe me Gjuriqin neper skutat e zeza te Tiranes, me njanin prej anti-shqiptareve ma te mdhenj ne histori. Me njerin qe e ka hobi mohimin e krimeve te Serbise mbi shqiptaret, me njerin qe tallet me Reçakun dhe Prekazin. E arsyetimet e VV-se? Ma mire mos mi pa hic. Qesharake. Ne komunikaten e tyne zyrtare vec sa nuk thane qe “nuk trashet jarania pa hanger kingj e pa pi raki e shlivovice.”