Analisti Shkodran Ramadani, në profilin e tij në fejsbuk ka analizuar përplasjet e fundit mes akterëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Sipas tij, lufta po bëhet jo vetëm për pozitat e ministrave, por për mënyrën e qeverisjes.
Ja postimi i tij i plotë;
Beteja mes LDK-se dhe VV-se nuk po behet vec per numer te ministrive dhe postin e Presidentit, por edhe per menyren se si do te qeveriset. Duket se ngerçi eshte krijuar nga kushti i Kurtit qe po kerkon qe pushteti i Kryeministrit te jete absolut dhe te kete te drejten per t’i kontrolluar te gjitha vendimet e ministrave dhe t’i shkarkoje sa here te doje ai. Krejt keto pa miratimin e LDK-se.
LDK-ja nuk mund te pranoje nje marreveshje te tille, normalisht. Por Vjosa & Co. po e shohin kete propozim te Kurtit si mundesi per te neutralizuar garden e vjeter brenda LDK-se. Nje marreveshje e tille do ta linin Isen, Luten e Agimin me pak ndikim dhe me rast te mire per Vjosen. Prandaj ajo nuk ben zhurme dhe madje ekzaltohet ne fotografi me te.
Kurti po e shfrytezon te kaluaren e LDK-se e cila ka nje CV te pasur te koalicioneve me PDK-ne. Ai po mundohet qe ta paraqes LDK-ne si parti qe deshiron ta mbaje PDK-ne ne pushtet dhe me kete percepcion ta dergoje vendin ne zgjedhje per te shpresuar ne nje epersi me te thelle.