Shkruan: Emrush T.Shkodra
Ndryshimet politike që ka ndodh në vendin tonë, për shumë qytetar ishin dhe vazhdojnë të jenë shpresa e fundit për jetësimin e ëndrrave të tyre. Pritjet qytetare janë shumë të mëdhaja, kanë hapur sy e vesh për të parë se qeveria e tashmë çfarë alternative do të ju ofrojë atyre që do e dallonte nga qeveritë e kaluara.Proceset që po zhvillohen në vend do të duhej t’ju ndërrohej kursi dhe agjenda, si politike po ashtu edhe ekonomike e sociale!Nuk do duhej të vazhdohej qeverisja më mentalitetin e së kaluarës, dhe si rrjedhojë nuk besoj se do duhej që sërish agjenda mbi taksën të jetë ndër top prioritetet e kësaj qeverie!Nëse e shikojmë dhe analizojmë nga prizmi ekonomik taksën, na del se mangësitë janë shumë të mëdhaja në qasjen e qeverive ndaj saj.Vendimet mbi taksën cilado qofshin ato, mund të behën edhe pa bëre zhurmë dhe jehonë të madhe, sepse nuk është e njëjta situatë sikur në fillim kur është procesuar tarifa 100% për produktet serbe dhe sot.Sot është krijuar krejtësisht një klimë tjetër, dhe mentaliteti qytetar tash është në një diapazon më të zgjeruar.Qytetarët më nuk dëshirojnë që taksa të u zë vendin kryesor në lajme dhe portale të ndryshme të qeverisë së Kosovës. Rinia e këtij vendi ka preokupime tjera, ka pritje më të mëdhaja.Po thuajse asnjë studim serioz nuk është marr deri më tani që do të saktësonte se cilat ishin dobitë që Kosova i vëri tarifën produkteve serbe.Dhe kjo tash na del kafshatë që s’po kapërdihet, është bërë po thuajse hendek i pa kaluar për qeveritë e republikës së Kosovës.
Rezultatet e pritshme nga taksa
Nga prizmi ekonomik tarifa mbi produktet serbe, mund të themi që në një masë të madhe ka ndikuar në rritjen e konsumit për produktet vendore, dhe shi për këtë prodhuesit kanë krijuar një digë më të favorshme për treg dhe janë konkurrent më të fortë përbrenda Kosovës. Lënda e parë kishte munguar për produktet e prodhuesve vendor, dhe bazuar në këtë institucionet e shtetit nuk kishin dhënë ndonjë mbështetje.Relativisht tregu ishte zbrazur nga produktet serbe, dhe të hyrat nga doganat dhe tatimet kishin renë në një masë të madhe, gjë pastaj ka bërë që shteti të kërkojë rrugë tjera për të mbushur arkën e buxhetit. Duke ashpërsuar kontrollet ndaj biznesit,
duke rritur kamatat, ndëshkimet, dhe mbledhjen e borxheve në forma detyruese, etj.Por kjo nuk kishte impakt të rritjes ekonomike, dhe nuk kishte ndikua pothuajse asgjënë rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve. Nuk kishte arritur të hapte vende të rejapune, dhe si rrjedhoje migrimi kishte marr një hov të madh drejt shteteve evropiane.Mungesa e perspektivës, nepotizmi dhe korrupsioni kanë bërë shumë që rënia ekonomike të dëshpërojë edhe me shumë afaristët, duke ju ikur investimeve në rritjen e biznesit të tyre.Qeveria e Kosovës, ministria e ekonomisë, ministria e tregtisë dhe industrisë, dogana e Kosovës, Administrata tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Shoqata e Prodhuesve vendor, Klubi i Biznesit, Aleanca e Kosovare e Biznesit, OJQ të ndryshme që merren me çështje ekonomike, ekonomistë të pavarur dhe të varur, nuk kanë dalë deri më tani më një analizë të hollë dhe të thuktë dhe të saktësohet secilat ishin benifitet që Kosova bëri me vënien e taksës mbi produktet serbe dhe boshnjake.Deri më tani është kaluar gjithçka me hamendësime, dhe në mënyrë hipotetike duke elaboruar më shumë aspektin politik se sa ekonomik.Nuk mund të thuhet aq lehtë se i shkaktuam humbje Serbisë me mbi 300 milion euro, e duke mos pasur asnjë kalkulim mbi këtë. Ne nuk kemi po ashtu asnjë të dhënë për bizneset Kosovare nëse ato kishin rënie apo ngritje! Por fakti që po e përkrahin heqjen e taksës, del që kanë pasur humbje, aty këtu ndonjë që ka pas depo, humbjen e ka pasur më të lehtë.Në më shumë jemi marr më humbjet dhe dëmet që po ju shkaktojmë të tjerëve se qëjemi ndal dhe shikuar rënien tonë ekonomike, e sociale. Produktet serbe sërish sulmuan tregun e Kosovës, dhe këtë gjë e arritën shumë perfekt dhe me shumë sukses!Arritën që prodhimet e tyre ti dërgojnë nëpër magazina Maqedonase dhe në Mal të Zi, ri dokumentoheshin dhe futeshin në tregun tonë. Disa raste kishte që ju paguhej taksa dhe hynin pa ndonjë problem në Kosovë.Pra, taksa funksionoi jo logjikshëm. Për një produkt që të futej në Kosovë proklamohej si diçka që është e dëmshme, si diçka që nuk do të duhej të konsumonin, kurse kur ju paguhej taksa prej 100% i njëjti produkt bëhej i mirë dhe lejohej të futet në treg, dhe rrjedhimisht bën edhe të konsumohet!
Vetëdija qytetare nuk i kaloj ëndjet për produktet serbe.
Ne u izoluam në masë të madhe si vend, qeveria e kaluar pati shumë vështirësi për të kaluar situatën e vën nga vendimet e saja!Si rrjedhojë nuk ftoheshim në tribuna rajonale, nuk merrnim ftesa as nga bashkimi evropian, e as që llogariteshim si një faktor që ekzistojmë!Liberalizimi i premtuar nuk bëhej, qytetarët ngelën nën mëshirën e shteteve evropiane duke pritur si zogu i vogël kur pret ushqimin, çfarë do të pikë nga lartë!Patriotizmi ynë folklorik shumë shpejt u errësua, dhe mbetem të rrethuar përbrenda
kufijve tanë duke ju lavdëruar njëri tjetrit, kurse vendimi për taksën ndaj produkteve serbe u zbeh në masë të madhe.Produktet serbe futeshin në Kosovë përmes kanaleve të ndryshme, vizat nuk u hoqën për qytetarët e Kosovës, emigrimi i rinisë vazhdonte me një ritëm të shpejtuar,disbalanci në mes pagave për sektorin publik në mes atij privat u prish, portalet e ndryshme raportonin parregullsi, keqqeverisje dhe korrupsion për çdo ditë!Shtetet përreth nesh, me nismat e tyre rajonale të kryesuara herë nga Shqipëria e herë nga Serbia, vazhdonin pandërprerë me takimet e tyre duke e anashkaluar lehtësisht dhe plotësisht Kosovën. Kosova tashmë kishte hyrë në fazën bllokuese nga shtetet e bashkimit evropian, dhetashmë gjendej në një pozitë edhe më të disafavorshme edhe me fqinjët e saj.Presioni ndërkombëtarë ishte tejet i madh për heqjen e taksës dhe bëhej vetëm mbi Kosovën. Kërkesat ishin rritur për kthim në normalitet të marrëdhënieve në mes armiqve shekullor, Kosovës dhe Serbisë.
Serbët dhe viktimizimi i tyre
Si duket serbët këtu kishin bëre kalkulimet më kohë mbi vënien e tarifës nga autoritetet Kosovare për produktet serbe. Bisedimet ndaluan, dhe serbët filluan ofensivën e tyre shumë dimensionale!Së pari ata shfrytëzuan shumë mirë presionin ndërkombëtarë të vënë mbi Kosovën për heqjen e tarifës për produktet serbe. Pastaj vazhduan më viktimizimin e tyre duke u ankuar se taksa është problem kryesor për t’ju rikthyer bisedimeve dhe zbatimit të marrëveshjeve. Njëkohësisht ata kishin bërë agjendë shtetërore lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.Në shumë shtete kishin arritur sukses, dhe disa syresh edhe kishin tërhequr njohjet për republikën e Kosovës. Ata gjithashtu lobonin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, unesco, Interpol, po ashtu dilnin hapur edhe kundër bashkëpunimeve rajonale, duke paraqitur Serbinë si një fqinjë i mirë, dhe duke vazhduar gozhdimin e Kosovës për rritje të pasigurisë në Ballkan e më gjerë.Serbët po ashtu kishin arritur që për vitet 2018-2019 të tërhiqnin donacione nga bashkimi evropian dhe organizatat tjera ndërkombëtare më shumë se 750.mild euro.Pra taksa nuk kishte pasur impakt negativ në ekonominë e tyre, sepse ata e kishin rimbursuar buxhetin në mënyra tjera, përveç kësaj ata kishin në duar të tyre një kartëtë fortë për tu ankuar dhe për të mos zbatuar marrëveshjet e arritura në mes Kosovës, dhe produktet e tyre sërish arrinin ti futnin në tregun e Kosovës.Pra serbët dilnin më të përgatitur nga ngrirja e marrëdhënieve me Kosovën, dhe për dallim nga Republika e Kosovës dhe institucionet e saj, ata kishin një pasqyrë më të pasur mbi humbjet apo dobitë nga vënia e tarifës prej 100% për mallrat serbe.
Njerëzit e lodhur nga retorikat e folklorit patriotik
Interes i qytetarit sot nuk është taksa, po ashtu nuk është interes më as vazhdimi i izolimi të vendit duke vazhduar me disa politika të së kaluarës, dhe qeverive që gjithçka shitnin për nacionalizëm!Sot qytetarët e republikës së Kosovës dëshirojnë të jetësohet ëndrra e të qenurit Evropian. Liria e lëvizjes, dhe hapja e kufijve për investitorët e jashtëm do të ishte jetike për zhvillimin e ekonomisë së vendit, bizneset do të hapeshin dhe rriteshin duke kërkuar fuqi punëtore domosdoshmërisht. Rrjedhimisht pastaj përmes taksave mbi të ardhurat dhe korporatat do të rritej edhe buxheti i shtetit.Interes sot për qytetarët e Kosovës është sjellja e një investitori në Kosovë, ndalimi i migrimit të të rinjve dhe profesionistëve, ndalimi i rritjes së çmimeve, luftimi i ekonomisë in formale dhe konkurruese, përmisimi i cilësisë së produkteve përmes kontrolleve, rritja e mirëqenies sociale dhe jetësore e qytetarëve, zbatimin e sigurimitshëndetësor e shumë gjera të ngjashme të tjera.Nuk është ma interes i qytetareve që politikat qeverisëse të shkojnë njëjtë njëra pas tjetrës sikur qeveritë e kaluara, duke u lidhur në pafundësi më disa projekte që më shumë duhen marrëveshje ndërkombëtare se sa që varet prej institucioneve tona.Aktivitetet e qeverisë do duhej shpërfaqur dallimin në mes atyre që ikën nga pushteti, dhe sjelljen e një frymë të re institucionale. Qytetarët do të kërkojnë dhe gjykojnë secilin vendim veç e veç, e posaçërisht do të jenë këmbëngulës për përmisimin e jetës së tyre, se sa që të ju ofrohen retorika përçarëse, dhe prishje e marrëdhënieve më bashkësinë ndërkombëtare!
Ngrehe perin e mos e këput
Qeveria e tashme duhet mbyll këtë rrugë, duhej dhëne fund rrjedhjeve të elementeveqë të tjerët po përdorin për sulme ndaj saj, dhe si rrjedhojë pastaj do ju mbyllet goja të gjithëve.Është imanente që logjika politike të vazhdohet më me shumë karakter, dhe performanca qeverisëse të rritet duke u bazuar në investimet e huaja, hapjen e vendeve të reja të punës, procedurat lehtësuese të të bërit biznes në Kosovës, kthimi i profesionistëve, kthimin e drejtësisë, kthimin e shpresës së humbur dhe nëpërkëmbur të qytetarëve të saj. Kjo behët me mënyra origjinale dhe të sinqerta. Duke treguar hapur qytetarëve të sajse cilat janë mundësit, cilat janë mangësitë, cilat janë presionet, dhe kështu me radhë!