Tash më është vërtetuar se LDK është struktura politike me e përgjegjshme karshi interesave të vendit. Kjo përgjegjshmëri është pjesë e profilit që karakterizon këtë forcë politike e cila që nga themelimi me 1989 e deri më sot.
Nga Fadil Kajtazi
Zaten, edhe qëllimi i formimit, platforma politike e veprimit ishte e mbështjellë me frymën filozofike të veprimit të përgjegjshëm, të maturisë, të solidaritetit politik, duke shmangur veprimet aventuriere, të cilat në politikë dhe në jetën reale në përgjithësi, më tepër ngjajnë me bixhozin.
Fatmirësisht për Kosovën, kjo frymë politike shmangu katrahura të cilat vendit dhe popullatës tonë do t’i ndërprisnin kontinunitetin e zhvillimit shoqërorë në këto hapësira; nëse nuk do t’i ndërprisnin, së paku do t’i venitnin në minimum ardhmërinë, do të ndërprisnin konsolidimin shtetërorë që ishte dhe mbetët qëllim i armikut kryesorë të shqiptarëve Serbisë.
Shifra 12 mijë të vrarë, dhe afro një milion të dëbuar do të dukej asgjë sikur LDK të dhe lideri i saj Ibrahim Rugova të zhvillonin politikë për kapriçon e tyre.
Dhe lufta speciale e aparatit shtetëror serb kundër LDK filloi që në themelimin e saj. Kjo lidhet me një thëne publike të Borisav Joviq, anëtarë i kryesisë së Jugosllavisë, i cili në vitin 1990 thekson se: (parafrazoj) “atë që ne po e bëjmë ne planin ndërkombëtarë për një muaj, Rugova po e shkatërron për dy orë”.
Kjo konfirmon vlerësimin real të organeve të specializuara serbe për një fuqie politike antiserbe, e cila ishte ne fillimet e saja dhe ndaj të cilës duhet ndërmarrë veprime subversive. Dhe njëri prej qëllimeve të kësaj lufte ishte fragmentarizmi i këtij subjekti politik, i cili kishte kapur për mrekulli një momentum historik, duke ja arritur që të unifikoi popullin rreth një platforme politike, ku mënyra e realizimit ishte e pranuar nga faktorët që vendonin në gjeopolitikën globale.
Që në fillim u zhvilluan aksione speciale ndaj atyre që ishin në fakt themeluesit e LDK-së dhe që përbënin kurrizin e veprimit politik dhe institucional të kohës. Kishte luftë speciale të intensitetit të lartë ndaj Jusuf Buxhovit, Fehmi Aganit, Sabri Hamitit, Enver Malokut, Xhavit Ahmetit, kundër qeverisë në ekzil, e të tjerëve të cilët i përmbaheshin diskursit politik të veprimit të përgjegjshëm institucional, e që ishin kundër veprimit avanturier të cilin Serbia e dëshironte me çdo çmim.
Kjo luftë sistematike zhvillohej përmes agjenturës serbe e cila fillimisht në formën propagandës gri lansohej në qarqe të ngushta, që pastaj merrte përmasa të një propagande të zezë me efekte shkatërruese. Ndaj të gjithë këtyre të apostrofuarve dhe të tjerëve në terren thureshin insinuata të ndryshme, ku dominuese ishte ajo “udbash” “nuk po e lënë Rugovën të marr vendime” etj.
Me kalimin e kohës kjo luftë u intensifikua dhe mori përmasa, ku specialistët e shërbimeve serbe hartuan skema edhe për diskreditimin e presidentit Rugova ku dolën sloganet “po qet fall me shall”, “është pianec”, “është frikacak”, “kur del jashtë Kosovës frekuenton shtëpi publike” etj, paka shumë thëniet të cilat tani Presidenti Thaçi i ka modifikuar në librin e vet.
Dhe po të shikosh kjo luftë speciale pati efektet e veta të cilat me 1996 u vërejtën haptazi, kurse me 1998 u realizuan praktikisht kur nga LDK u nda një pjesë e cila formoi LBD. Dëshmi se kjo ka ndodhë si rezultat i një lufte speciale me qëllim të thyerjes së unitetit të krijuar ndër shqiptarë, është fakti se këta që dolën nga LDK, në vazhdimësi nuk kanë lëvizur as një milimetër veprimin politik në funksion të Pavarësisë së Kosovës më shumë se që bënte LDK, përkundrazi e kanë ngadalësuar.
Kulmi i kësaj lufte arriti kur shërbimet serbe përmes agjenturës së tyre influente filluan të organizojnë aksione të mprehta si: plagosjen e profesor Sabri Hamitit, plagosjen e pastaj vrasjen e Enver Malokut, kidnapimin e Zejnullah Rrahmanit, vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.
Nga këto aksione shërbimet serbe duke i fërkuar duart prisnin kundërvlerën; reagimin e LDK-së me të njëjtën masë, pasi ata dinin mirë që LDK kishte kapacitete njerëzore, operative dhe teknike për ta bërë këtë.
Ç ’është e vërteta, agjentura serbe brenda LDK i cyti njerëzit e revoltuar nga humbjet e kolegëve të tyre që të vepronin në këtë drejtim, por fatmirësisht ata që vendosnin për këto punë e kishin parasysh prejardhjen e këtyre të këqijave ne ditët më të zeza për Kosovën.
Kjo vazhdoi edhe pas vitit 1999, ku shërbimet serbe përmes agjenturës së tyre influentuan që të vriten intelektual dhe patriot pjesë e LDK-së e që i shërbyen me devotshmëri kauzës së Pavarësisë së Kosovës duke përfshi këtu plagosjet, shantazhet e deri te atentati në Presidentin Rugova. Dhe kapaku i të gjitha këtyre është kur një i revoltuar i thotë presidentit “duhet të ndërmarrim diçka, a po e sheh, kanë me të vra edhe ty” ai ja kthen: “Le të më vrasin, dëshirë e armikut tonë është lufta vëllavrasëse, unë nuk ia plotësoj këtë dëshirë”
Në vazhdimësi, përpos atyre që u përmendën më lart, pas vitit 1999, në drejtim të LDK, vazhduan aksionet me qëllim të fragmentarizmit të saj, me qëllim që kjo forcë e përgjegjshme politike të dobësohet, me qëllim që vendi të udhëhiqet nga politikan aventurier, injorant dhe primitiv.
Nga aksionet më të theksuara janë: Formimi i PREK-ut, formimi i ADK, formimi i LDD, formimi i Listës Rugova, të cilat nuk kishin ndonjë platformë përpos fragmentarizmin e LDK dhe qëllimin që ajo mos të jetë forcë prijatare e proceseve të nderimit të shtetësisë së Kosovës. Formimi i LDD dhe Listës Rugova e dëmtoi seriozisht vazhdimësinë e veprimit politik të LDK në shërbim të shtetësisë së Kosovës.
Pas formimit të LDD, fillon defensiva politike e LDK, ku pushtetet në PDK të udhëhequr nga Thaçi degraduan funksionimin e jetës shtetërore në Kosovë. Korrupsioni dhe krimi u bënë pjesë e jetës shoqërore politike, por ajo që është më e keqja, kjo qeverisje e keqe faktorizoi Serbinë në qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe krijoj një situatë ku rruga e integrimeve të Kosovës në strukturat euroatlantike të zhvendoset që të kaloi përmes Beogradit.
Formimi i Listës Rugova me 2010, pati efekt negativ psikologjik te elektorati i LDK i cili një pjesë abstenoi në zgjedhjet parlamentare dhe një pjesë e votoi këtë listë sa për mos e lënë që LDK të jete fituese e zgjedhjeve të vitit 2010.
Dhe lufta vazhdon, me po të njëjtin intensitet dhe me po të njëjtat qëllime. Ata që pak kuptojnë nga politika, do të duhej që ta merrnin me pagesë një ndërkombëtarë të përmasave të Fatmir Sejdiut vetëm për të mos e lënë presidencën e këtij vendi në nivelin mediokër të Hashim Thaçit. Dhe dikush do të ngrihej dhe të thotë se LDK e bëri atë president, por e ka gabim.
Ky nivel i personave që sot ka kapur shtetin, postet i kanë nga fragmentarizmi i LDK-së ku kontributin më të madh e kanë pikërisht ata që sot po thonë “LDK e bëri Thaçin president”. Dhe LDK si parti e përgjegjshme nuk do të sillej në mënyrë të pa përgjegjshme për të shkaktuar kaos shtetëror për shkak të një posti. Fundi i fundit ai është prodhim i një procesi zgjedhor.
Heqja e Fatmir Sejdiut nga presidenca, stigmatizimi i tij dhe figurave tjera në LDK, si profesor Eqrem Kryeziu, profesor Sabri Hamiti etj në emër të futjes së frymës së re në LDK, është luftë speciale për të hequr mendjen e re, iluministe, të përgjegjshme dhe solidare në LDK, që përfaqësonin këta personalitete të vjetra në moshë, dhe për të futur mendjen e vjetër, shkatërrimtare, të pa përgjegjshme dhe plotë egoizëm nga disa nga të ashtuquajtur të rijnë, ku një pjesë e tyre gjatë jetës së tyre nuk kanë arritur ta lexojnë ende një libër deri në fund.
Rasti eklatant nga zgjedhjet e kaluara ku LDK e Ferizajt nuk i dha vota as njërit kandidat të vet dhe e votoj në shumicë deputetin tallva, i cili me sjelljet e tij vë në siklet dhe në pikëpyetje qeverinë Haradinaj e cila varët nga vota e këtij mediokri dhe Listës Srpska.
Se lufta vazhdon nga të gjitha drejtimet u pa nga neveria e Serbisë gjatë qeverisjes se Isa Mustafës. Për dy vite, nën presionin e sulmeve të armatosura me armatim kimik, të sulmeve të zyrtarëve shtetëror në rrugë, të sulmeve me armatim të rënd në Kuvendin e Kosovës, kjo qeveri arrit ta ndalë teposhtën e lëvizjes së proceseve shoqërore në Kosovë.
Kjo neveri u manifestua kur me iniciativën e qeverisë u aprovua Ligji për investime strategjike të cilin Lista Srpska e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligji për Trepçën, regjistrimi i pronës së ish RSFJ në pronë të Republikës së Kosovës, si dhe bisedimet.
Vuqiq deklaroi haptazi se “bisedimet me Isa Mustafën të rënda sikurse me Angela Merkel”.
Natyrisht se nuk do koment dhe dije të stërholluar për të konstatuar që serbet përmes veglave të tyre dhe injorantëve politik patën ndikim për të rrëzuar qeverinë e LDK vetëm e vetëm për të mos lenë prosperitet të shpejtuar të këtij vendi.
Tani më çdo gjë është duke u parë haptas se këta që sot qeverisin në emër të një lufte për këtë vend, më së paku e duan këtë vend, i kanë orët e fundit të jetës së tyre politike.
Forca e vetme serioze që do të qeverisë vendin në dobi të qytetarëve të saj është LDK, së paku sondazhet këtë e thonë.
Por stabiliteti i qeverisjes së Kosovës nuk i konvenon armiqve të saj si dhe atyre që për vite e kanë zhvatur kaq vite.
Prandaj lufta duhet të vazhdoj duke diskredituar personalitete të devotshme, duke avancuar injorant, duke krijuar krahinorizma dhe në fund duke krijuar “Lista…” vetëm e vetëm që LDK mos të jetë parti e para.