Tani e tutje, tri komunat e Anamoravës, Gjilani, Kamenica e Vitia, kanë edhe shoqatën e tyre të transportuesve urban ndërsa për të qenë në krye të saj, në mandatin e parë, besimin e ka marr Rexhep Sejdiu.
Sejdiu ka bërë të ditur për 2LONLINE, se përfaqësuesit e 12 transportuesve, prej 19 sa janë dakorduar për këtë iniciativë, morën pjesë në takimin themelues të Shoqatës, ku u vendos me shumicën e votave që Shoqata të emërohet: Shoqata e Transportuesve Urban (SHTU) “Anamorava”, ndërsa po ashtu me votë unanime ai mori besimin për të qenë në krye të kësaj shoqate, derisa anëtarë u zgjodhën Mustafë Dubova, Naser Kastrati e Amir Basha.
Tani sipas kryetarit të ri, mbeten procedurat tjera të organizimit të shoqatës me të gjitha nevojat që do t’i ketë. Përndryshe, Sejdiu tha se ndihet i nderuar me këtë përgjegjësi që ka marrë dhe se do të angazhohet që ta kryej këtë detyrë siç është më së miri.
Ai tha se qëllimi shoqatës është mbrojtja e interesit të transportuesve legal, sidomos mbrojta e këtij biznesi nga transportuesit ilegal, por edhe për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit të transportuesve që parashihen me statutin e shoqatës.
Ai tha se ky është vetëm fillimi dhe se premtoi fuqizim të kësaj shoqate.