Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur dje se janë konfirmuar edhe 26 raste me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 449, ku disa prej tyre janë raste nga rajoni i Gjilanit.
Nga ajo që dihet deri sot, është se në Anamoravë numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus është 76, raporton Plus Tv.
Mbërmë në Komunat, Gjilan, Viti e Kamenicë u konfirmuan edhe 8 raste të reja pas testeve, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK.
Deri më tash, Kamenica numron 25 të infektuar, Vitia 24 kurse Gjilani 27 ku 17 prej tyre janë shëruar në këtë komunë.
Rastet pozitive janë raste kontakti.
Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda dhe ka kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar.
Kosova aktualisht ka gjithsej 600 teste dhe pret këto ditë arritjen e 2,000 të tjerave për konfirmimin e rasteve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë./PlusTv/