Në rajonin e Anamoravës, deri tash janë gjithsejt 34 persona me koronavirus, kurse në Komunën e Ferizaj, vetëm një rast.
Komuna e Gjilanit ka 15 raste të konfirmuara me virus Covid-19 dhe Kamenica ka 12 raste pozitive. Pas rastit të konfirmuar të dielën, Gjakova ka 9 raste me Covid-19, aq sa ka edhe komuna e Vushtrrisë.
Në Viti, në një fshat të së cilës komunë ishte një ndër rastet e para të konfirmuara në Kosovë, janë 7 raste gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile.
Komuna e Therandës, Ferizajt, Obiliqit, Lipjanit, Shtimes kanë nga një rast secila.