Futbollisti i Zvicrës Andi Zeqiri ka folur për herë të parë pasi mori vendimin që të luajë me kombëtaren helvetike.
Në një intervistë me drejtorin e futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, Zeqiri u shpreh se vendimi ishte i tij për të luajtur për Zvicrën.
Tutje, Zeqiri tha se është gati për reagimet e tifozëve.
“Nesër do të jetë një ndeshje speciale për mua dhe jam gati për lojën e nesërme. Do të jetë stadiumi i mbushur me tifozë, shpresoj se do të ketë një atmosferë të bukur”, u shpreh Zeqiri.
“Kam menduar shumë, Zvicra krejt kushtet më ka ofruar të bëhem futbollist. Kam gjak shqiptari, vendimi ishte i imi për të luajtur për Zvicrën. Jam gati për reagimet e tifozëve”, shtoi ai.
Ndryshe, Zvicra do të luajë me Kosovën nesër me fillim nga ora 18:00. /Klankosova.tv/