Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z. Visar Krasniqi, së bashku me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Valdrin Krasniqi, sot morën pjesë në një takim pune në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku u diskutuan ndryshimet dhe risitë e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e anëtarëve të grupit punues, përfaqësuesve të sistemit gjyqësor dhe institucioneve të tjera, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe ekspertëve të fushës.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e sistemit prokurorial arsyetuan propozimet e paraqitura me shkrim lidhur me projektligjin, duke sqaruar dallimet ndërmjet këtyre propozimeve dhe përcaktimeve të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit. Diskutimet kishin për qëllim paraqitjen dhe sqarimin e qëndrimeve të sistemit prokurorial lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në këtë projektligj.
https://prokuroria-rks.org/artikulli/21317
#SistemiProkurorial #KeshilliProkurorialKosoves










