Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nëpunës civil të KQZ-së.
Indeksonline mëson se sulmi i Kurteshit ndaj zyrtarit të KQZ-së, me iniciale A.B., ndodhi në korridorin e objektit rreth orës 10, 10:30.
Arsyeja, sipas burime tona, del të jetë mos-vendosja e maskës anti-Covid.
“Sami Kurteshi ishte duke ecur në korridor të institucionit. Derisa zyrtari i sulmuar ishte pa maskë. Samiu i kërkoi me tonë të lartë që ta vendos maskën, dhe pastaj edhe e sulmoi”, thotë njëri nga dëshmitarët e rastit që ishte prezent.
Sipas këtij të fundit, A.B. nuk kishte asnjë reagim