Nol Nushi nga Partia Social Demokrate i ka bërë thirrje LDK-së që mos t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e vendit.
Nga kjo parti po vlerësojnë se në këtë mënyrë të gjitha pozitat kyçe në shtet do të kapeshin nga një parti, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje.
“LDK-së, apo Lumirit i bëjë thirrje mos me e bo kuorumin Vjosa Osmanit, sepse të tri pozitat kryesore të shtetit do të jenë të kapura nga një parti. Vjosa Osmani është kali i trojës përbrenda LDK-së që e ka mundësu këtë rënie dhe tani janë harxhuar të gjitha arsyet që ajo të kthehet në LDK. I bëjë thirrje prapë LDK-së, ende ka mundësi me ndryshu vendimin”, u shpreh Nol Nushi në Kanal 10.
Ndryshe, Osmani e Abdixhiku pritet të takohen sërish për të biseduar rreth çështjes së presidentit, pas një takimi që kishin dy ditë më parë e që të dy e quajtën si shumë të frytshëm.