Foto ilustrim
Kuvendi komunal i Gjilanit, ka anuluar vendimin e kryetarit Alban Hyseni, për ndalimin e ekskurzionit të cilin e kishte marrë bashkë me këshillin e Prindërve shkruan Radio Star.
Pas këtij vendimi tani janë duke u bërë përgatitjet për ti dërguar nxënësit në ekskurzion, por kanë filluar pakënaqësit ndaj Drejtorisë së Arsimit, me mënyrën e organizimit.
Disa nxënës kanë thënë për ‘Radio Star’, se çmimi i cili është vendosur për këtë ekskurzion është i pa përballueshëm dhe kanë kërkuar ritenderim të saj.
Ata më tutje janë shprehur se këtu mund të ndikojë Drejtoria Arsimit dhe të shikojë interesat e nxënësve dhe jo interesat e tjerëve, çmimi 149 euro për dy netë është i lartë, pasi jo të gjithë i kanë mundësit të paguajnë këtë shumë.
Nxënësit kanë ngritur dyshimet e tyre për kurdisje të këtij tenderi, pasi gjitha kompanit të cilat kanë aplikuar e kanë dhënë çmimin e njejt dhe kjo nuk ka mundësi të arrihet, andaj ata apelojnë tek organet kompetente që të marrin masa dhe mos të shkelet e drejta e tyre dhe të përfshihen të gjithë nxënesit dhe të udhëtojnë sëbashku për përfundim të vitit shkollor./radiostar/