Në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian, kryesuesja e Komisionit Rezarta Krasniqi i ka parashtruar pyetje zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, sa i konsideron të pamartuara dekoratat e ministres Donika Gërvalla.
Krasniqi pyeti lidhur me deklarimin e Gërvallës që BE-ja nuk është fajtore për izolimin e Kosovës, ngase institucionet nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë.
“Kemi parë disa deklarata të pamatura nga zonja Gërvalla a janë qëndrime të qeverisë ato. Ajo e ka mbrojtur BE-në. Me 19 korrik mbahet takime në Bruksel, çfarë strategjie e keni”.
Mirëpo zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se asnjë deklaratë të Gërvallës nuk e konsideron të pamatur.
Bislimi ka reaguar ndaj kryesueses së Komisionit pasi që ajo ju drejtuar që është jotransparentë, e ky i fundit tha se nga katër infuzione në ditë i po i merr prej kur është kthyer nga Brukseli.
“Sa i përket deklaratave nuk po e di cilave po i referoheni ju, dhe e kam të pamundur me ju përgjigj. Asnjë deklaratë të zonjës Gërvalla nuk e klasifikoj të pamatur. Ne BE-në nuk e kemi armik dhe nuk është krim nësendikush e mbron BE-në. Franca dhe Holanda nuk është se kanë votuar kundër”.
Bislimi ka folur edhe për vizitën e fundit në Bruksel, e që tha se atje nuk kanë dialoguar por vetëm kanë raportuar në lidhje me implimentimin e marrëveshjeve.
“Nuk po më duket korrekte me thënë ka zero transparencë unë kam raportuar në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe kemi pasur debat në parlament”.
“Unë jam kthyër të mërkurën në Kosovë, por nuk kam pasur ftesë për të raportuar dhe unë nuk mund të vijë të raportoj vet sepse nuk ka pasur as seancë as kryesi, është i gabueshëm edhe indinjim pse unë nuk kam dal të flasë në medie është se unë dua që në Bruksel të dal dhe të nxjerr marrëveshje të mira, ne në Bruksel nuk kemi dialogu sepse kemi raportuar për implementimin e marrëveshjeve të secilës parë dhe prej 11 marrëveshjeve Serbia nuk i ka zbatuar”.
“Prej ditës së enjte jam me infuzione, nga katër në ditë, dhe këtu kam ardhur direkt nga Klinika”.