Të nderuar ju njoftojmë se sonte ishte nata finale e Festivalit te Kënges dhe Valles shqipe Këngë Jeho 2019 Strugë, Ansambli ynë u paraqit me valle burimore nga treva jonë dhe kolazh vallesh Kosovare nga grupi i valltarëve ne krye me valltarin e mirenjohur Z.Rifat Idrizi, me Këngë te perzgjedhura nga mjeshtri ynë Murat Ismajlin e aranzhmanet e Prof.Burhan Azizi dhe orkestres profesioneste, ku interpretuan këngëtarët me nje bagazh te jashtzakonshëm: Qemajl Musliu,Remzi Leka,Nazim Gagica,Adnan Leka,Diana Toska,Besiana Shkodra,Eronitë Qerimi , Meti Maloku dhe Nehat Ferati, Në emër të Ansambli Gjilani i falenderohemi organizatorit, jurisë profesianle për vlerësimin,te gjithë pjestarve të Ansamblit për kontributin e pa shoç , gjithashtu Faleminderit Komunes se Gjilani ne krye me Kryetarin Z.Lutfi Haziri per mbeshtetjen për ta realizuar këtë përfaqesim të komunës së Gjilanit,duke shpresuar që ne të ardhmen mbeshtjetja do te jetë edhe më e madhe , për ti kultivuar dhe ruajtuar vlerat e kulturës sonë.
Ansambli Gjilani fitues i vendit te -I-rë, ne Festivalin tradicional: Këngë Jeho 2019’’ Strugë!
Ndani këtë artikull