Ansambli “Gjilani” ka shprehur mirënjohjen e tij për Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban S. Hyseni, për mikpritjen, kohën dhe përkushtimin e treguar gjatë takimit të zhvilluar së fundmi.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me jetën kulturore të qytetit, si dhe planet e ansamblit për përfaqësim dinjitoz në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Komunikata e plotë:
Faleminderit Kryetarit të Komunës, z.Alban S. Hyseni, për mikpritjen, kohën dhe përkushtimin gjatë takimit tonë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të rëndësishme për jetën kulturore në qytetin tonë, përfshirë edhe planet dhe përgatitjet e Ansamblit “Gjilani” për pjesëmarrje në festivalet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, ku do të përfaqësojmë me krenari kulturën dhe traditat tona.
Jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe vlerësimin ndaj punës sonë artistike.
Me respekt,
Ansambli Gjilani
Komuna e Gjilanit
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan