Sot rreth orës 13:00, në fshatin Pogragjë të Gjilani, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës kanë realizuar një plan taktik të koduar “Kalaja”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse.
Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes, të dyshuarit i është gjetur:
(280.7) gr. marihuanë
(140) gr. marihuanë
(8.6) gr. marihuanë
(3.3) gr. fara për kultivim
(0.6) gr. kokainë
(1450) euro para të gatshme
(30) franga para të gatshme
(1) elektroshok
(3) peshore elektrike
(27) copë municion (fishek) të kalibrit të rëndë
(2) copë (fishek) të kalibrit A/47
Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i lëshohet Vendimi mbi ndalimin për 48 orë.