Gjilan, 20 gusht 2021 – Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët se festivali Mish Mish, i planifikuar të mbahej më 21 gusht 2021, në sheshin Agim Ramadanin në Gjilan, si pjesë përmbyllëse e kalendarit për mërgimtarët, anulohet për shkak të urdhresës së qeverisë së Kosovës, e cila ka ndaluar të gjitha dasmat, ahengjet dhe organizimet tjera publike me grumbullim të njerëzve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Prandaj, Komuna e Gjilani njofton të gjithë qytetarët, se për shkak të masave të reja që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, festivali shtyhet për një datë tjetër kur do të jetë i lejuar organizimi i tillë, pas përmirësimit të situatës së përgjithshme me pandeminë globale COVID-19.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur këtë njoftim në konferencën me gazetarë që e kishte pas takimit në Qendrën Operative Emergjente, prej ku edhe ka njoftuar për respektimin e urdhresës së qeverisë dhe shtyrjen e festivalit që u dedikohej përcjelljes së mërgimtarëve.