Një futbollist i Gjilanit ka rezultuar pozitiv në testet për “Covid-19” dhe zyrtarët e UEFA-s kanë marrë vendim për ta anuluar ndeshjen, raporton ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”.
Futbollisti i cili doli pozitiv te gjilanasit ishte përforcimi i ardhur te kjo skuadër së fundmi, Shend Kelmendi.
Të gjithë futbollistët e Tre Pennes kanë rezultuar negativ dhe kjo ka bërë që ndeshja të pezullohet përkohësisht.
Klubi gjilanas ka bërë gjithë përpjekjet e duhura për zhvillimin e ndeshjes, por vendimi për pezullim ishte i paktheyeshëm.
Vendimi për ndeshjen do të merret nga Komisioni i Etikës brenda këtyre ditëve.
Ekipi gjilanas mund të kthehet brenda ditës në Kosovë.