Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga një valë e të nxehtit dhe temperatura tepër të larta.
Vetëm gjatë ditës së sotme ato kanë arritur vlerën e 36 gradë Celcius.
Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Besim Aliu nga Instituti Hidrometereologjik i Kosovës.
“Temperaturat sot njësinë maksimale e kanë patur 36 gradë Celcius dhe jo siç u raportua 40 gradë celcius duke u matur nëpër automjete, sepse nuk janë vlera të sakta, nuk janë profesionale. Temperatura më e lartë sot ka qenë 36 gradë e matur dy metra mbi nivelin e tokës”
Aliu thotë se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe nesër dhe pasnesër ndërsa të shtunen priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.
“Këto temperatura do të vazhdojnë kështu edhe nesër dhe pasnesër, pastaj të shtunen priten reshje shiu, por që temepraturat do të zvogëlohen pak, jo shumë. Do të vazhdojnë temeperaturat mbi 30 gradë deri në pjesën e dytë të muajit korrik. Pastaj pritet të kemi reshje pak më të dendura dhe temperaturat do të bien pak. Korriku njohet muaji më i nxehtë i viti kështu që do të kemi temeperatura të larta.” tha ai