Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital ‘’Lajmëro Policinë’’, i cili ofron mundësi shumë të mira kontakti të qytetarëve me policinë në raportimin e rasteve nga më të ndryshmet.
Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion po bëhen sot edhe nëpër fshatra të Ferizajt , në prani edhe të medieve lokale të Ferizajt.
Policia rajonale ditë më parë, këtë aplikacion digjital, përmes fletushkave e ka shpërndarë në qytetet e rajonit , si në : Ferizaj , Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit , mirëpo vetëm në sheshet e këtyre qyteteve , ndërsa nga sot këtë aktivitet e ka nisur edhe nëpër fshatrat e këtyre qyteteve, duke bashkëbiseduar me qytetarë nga afër, në rrugë , në shkolla, në markete e dyqane, ngaqë rastet kriminale manifestohen edhe nëpër këto zona, e jo vetëm në qytet.
Qytetarëve po u shpjegohet se, përmes kësaj platforme elektronike, iu mundësohet t’i raportojnë të gjitha rastet kriminale në Policinë e Kosovës , duke ndjekur disa hapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re , e pakufizuar në kohë , mundësi dhe territor.
Përmes aplikacionit, qytetari vetëm brenda pak sekondash, mund të ndajë informacione me policinë.
Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim , varësisht nga vetë përzgjedhja e tij.
Kësisoj, qytetarët nëpër këto zona u njoftuan edhe për dhunën në familje, se dhuna në familije mund të ketë ndikim fizik dhe emocional, se ajo mund të ndikon edhe tek fëmijët, pastaj qytetarët u njoftuan se kujt duhet drejtuar nëse shihni dhunë në familje.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të shkarkojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale , pa asnjë hezitim t’a njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes këtij aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
https://www.kosovopolice.com/wp-content/uploads/2020/06/3.FLETEPALOSJA-shqip.pdf