Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për lëvizjen e lirë në zonën schengen të qytetarëve të Kosovës, në hapjen e vitit të ri akademik të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.
Ajo ka thënë përsëri se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave, derisa shpreson që lëvizja e lirë për kosovarët të realizohet gjatë presidencës finlandeze.
“Mirë po siç thashë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse janë vlera esenciale të Bashkimit Evropian…. E di shumë mirë se çfarë është të sugjerohesh për viza , dhe ti humbësh disa mundësi për të shkuar diku për shkak të vizave”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se politikanët kosovarë kanë dhënë disa herë data për heqjen e vizave por deri më tani kanë dështuar në prognozat e tyre.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se më së voni pret që deri në fund të këtij viti të liberalizohen vizat. /Reporteri.net/.