Klubi gjilanas nënshkroi këtë afat kalimtar me sulmuesin që ishte pjesë e Ballkanit, mirëpo ai nuk do të mund të luajë ndeshje zyrtare me fanellën e tyre deri në sezonin e ardhshëm, shkruan Express.
Kjo ndodhi pasi rregullorja nuk e lejonte që brenda një sezoni të ishte pjesë e tri skuadrave të ndryshme.
Kësisoj, Drita e ka huazuar Manajn te skuadra nga Astana, që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Premierligës së Kazakistanit – kategorisë së parë të futbollit.
Sezoni i ri atje do të fillojë në muajin mars, andaj sulmuesi kosovar ka të drejtë aktivizimi në ndeshje zyrtare.
Drita nuk ka njoftuar asgjë rreth kësaj lëvizjeje, mirëpo emri i sulmuesit nga Klina figuron tashmë në listën e ekipit të Zhenisit.
25-vjeçari gjithashtu u aktivizua te kjo skuadër në miqësoren e zhvilluar para dy ditëve në Belek të Turqisë, ndaj ekipit të dytë të Spartak Moskës, të cilën e fituan minimalisht – 1:0.
Arb Manaj u pa në fotografitë e publikuar nga klubi kazak të shkrepura nga kjo ndeshje.