FC Drita para pak minutave ka prezantuar prurjen e re tek skuadra e saj i cili është Arb Manaj shkruan Radio Star.
Arb Manaj para se te prezantohet tek FC Drita, ai nga Turkia erdhi tek Ballkani, por që nuk gjeti hapësirën e duhur për të treguar talentin e tij.
Komunikata zyrtare:
ARB MANAJ vishet bardhë e kaltër
Ju njoftojmë që klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur Arb Manaj.
Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në familjen bardhë e kaltër.
Manaj edhe më parë ka qenë pjesë e superligës së Kosovës ku u dallua me ekipin e KF Trepqa 89 pët të vazhduar më pas edhe në kampionatin turk dhe atë kroat.
Manaj do të jetë një forcë shtesë e klubit në repartin ofanziv.
Mirë se vjen ABI🙌🏼
FC DRITA⬜️🟦