Shefi I Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se vaksinimi dhe respektimi I masave kundër Covid-19 janë armët e vetme për ta mposhtur Covif-19.
Gashi ka apeluar që të tejkalohen kauzat politike në kurriz të jetës së qytetarëve, duke u bërë bashkë kundër Coronavirusit.Postimi i plotë:I duhemi njëri – tjetrit Kjo javë nuk mund të harrohet. Mund të quhet java e rekordeve të zeza, ndaj dhe nuk mund të harrohet. Rekordi i zi kalonte njëri – tjetrin pandalshëm e frikshëm, nga dita në ditë, përgjatë tërë javës.
Epilog i zi dhe shumë i keq për të gjithë e pa përjashtim. Bilanci i kësaj jave: 13.062 raste të reja me Covid-19 dhe 42 vdekje. Bashkëndjej me familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky armik i padukshëm, me ç’rast u shpreh edhe ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjej me të infektuarit dhe uroj e lutem për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Po ashtu, dua të shpreh respektin maksimal për mantelbardhët, puna e të cilëve padyshim që është heroike. Apeloj që të tejkalohen kauzat politike në kurriz të jetës së qytetarëve, duke u bërë bashkë, njëmend bashkë, ngase pavarësisht dallimeve kjo është lufta e të gjithëve dhe që të gjithë i duhemi njëri – tjetrit,- të gjallë e të shëndetshëm. Vaksinimi dhe respektimi i masave kundër Covid-19 janë armët tona. T’i përdorim ato, sepse kështu shpëtojmë veten, familjet tona si dhe shoqërinë tonë.