Të shtunën, më 10 tetor 2025, në hotel “Kristal” në Gjilan, krijuesi dhe autori Arben Kurteshi do të mbajë një përurim letrar ku do të prezantojë pesë nga veprat e tij më të reja.
Programi nis në ora 17:00 me mirëseardhjen për të ftuarit, ndërsa gjatë mbrëmjes do të prezantohen këto vepra:Tingujt e zemrës, Plisi, Tingujt e zemrës, Macja e artë, Shfaqje teatrale dhe Pak filozofi.
Përveç prezantimeve letrare, ngjarja do të pasurohet edhe me shfaqje teatrale dhe një koktej miqësor, duke e kthyer mbrëmjen në një takim të bukur kulturor mes artit, filozofisë dhe letërsisë bashkëkohore.
Përurimi do të përmbyllet në ora 19:00, me një fjalë mbyllëse dhe bashkëbisedim të shkurtër me autorin.
Vendndodhja: Hotel Kristal, Gjilan
Data: 10.10.2025
Ora: 17:00 – 19:00