Për Qytetarët që jetojnë në Gjilan deklarimi nga kryetari i AAK-së në Gjilan për 170 Milion euro investime në Gjilan për 2 vite është i habitshëm sepse nuk mund të kuptohet se në çfarë projekte konkrete janë këto miliona,ne i gëzohemi si qytetarë këtij lajmi por se nevojitet që të jetë më konkretë dhe specifik z.Rexhep Kadriu-Kryetar i AAK-së në Gjilan.
Pavarësishtë që unë personalishtë vlerësojë pozitivishtë punën e tij në qeveri në interesë të Gjilanit.
Poashtu do të ishte me rëndësi angazhimi i zv.Ministrit Rexhep Kadriu që të ndikojë përmes një angazhimi më të madhë që Autostrada e Gjilanit të përfundoj në afate të planifikuara dhe puna të jetë më kualitative sepse nga ajo që kamë parë deri më tani dyshoj në kryerje sipas planifikimeve kohore dhe poashtu sa i përket kualitetit të shërbimeve.
Mendimi imë si joprofesionistë i kësaj fushe është që pas dështimit të këtyre kompanive në ndërtimin e kësaj autostrade,pasi vlerësoj se në këtë autostradë nga qeveria e Kosovës është eksperimentuar dhe se prapë ndoshta pas dështimit duhët të i jepet ndërtimi i autostradës Bektel Enkës,por se kjo dëmton shumë Gjilanin dhe këtë pjesë,prandaj kërkohet angazhim specifik dhe institucional kryesishtë të atyre që janë në pozicione dhe që janë me prejardhje nga Gjilani.