Kandidati për deputet nga PDK, Arben Mustafa me numër 5, ka vlerësuar lart mbështetjen e madhe të qytetarëve në Anamoravë, duke theksuar se sonte Vitia dhe Gjilani dëshmuan qartë përkrahjen për ndryshim, stabilitet dhe zhvillim, si dhe për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamza.
Statusi i plotë:
Sonte në Anamoravë u pa mbështetja e madhe për ndryshim dhe përkrahja e jashtëzakonshme për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, z.Bedri Hamza.
Plani ynë qeverisës është i duhuri për qytetarët, e sonte Vitia dhe Gjilani dëshmuan se qëndrojnë me PDK-në dhe me 28 dhjetor do të votojnë për stabilitet, mirëqenie dhe zhvillim për Kosovën.
Faleminderit Anamorava ime!
Bashkë. Përpara.
#PDK130 #BedriHamza1 #ArbenMustafa5

