Burime brenda strukturave të partisë bëjnë të ditur se në garën për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ekipi i kandidatit nga Gjilani, Bedri Hamza, pritet të përforcohet me dy figura të njohura të Anamoravës: Arben Mustafa dhe Selver Xhelili.
Sipas informatave të siguruara, Arben Mustafa tashmë ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e kandidimit, duke u pozicionuar si një nga emrat kryesorë të listës në këtë rajon. Ndërkohë, edhe Selver Xhelili pritet të jetë pjesë e ekipit garues, duke rikthyer kështu dyshenin që ka pasur rol aktiv në proceset e mëparshme zgjedhore.
Pritet që angazhimi i tyre të ndikojë në konsolidimin e bazës elektorale në Anamoravë, duke i shtuar peshë fushatës së Hamzës në këtë zonë me rëndësi strategjike./Radio Star/









