Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Mustafa, është renditur ndër deputetët më të votuar në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë, duke siguruar mbi 37 mijë vota nga qytetarët, një rezultat që e konfirmon atë si një figurë të fuqishme politike me mbështetje të gjerë popullore.
Ky rezultat i lartë zgjedhor dëshmon besimin e qytetarëve të Anamoravës, veçanërisht të Gjilanit, ndaj vizionit dhe angazhimit të Mustafës. Mbështetja e madhe e marrë e pozicionon atë si një nga figurat kyçe brenda degës së PDK-së në Gjilan, duke hapur rrugën për një lidership të ri dhe të konsoliduar në këtë degë.
Me këtë numër të konsiderueshëm votash, Arben Mustafa shihet si një përfaqësues i fuqishëm i interesave qytetare dhe një zë i rëndësishëm politik, i cili pritet të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme politike në vend./Radio Star/

