Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Mustafa, po renditet ndër tre më të votuarit deri në këtë fazë të numërimit të votave.
Sipas të dhënave aktuale, deri më tani janë numëruar 16 nga gjithsej 2,557 vendvotime, ndërsa rezultatet preliminare tregojnë se Arben Mustafa ka arritur një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët, duke u pozicionuar në mesin e kandidatëve më të votuar.
Procesi i numërimit të votave është ende në vazhdim, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të sjellin një pasqyrë më të qartë mbi renditjen finale të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit./Radio Star/


