Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kuvendi e miratoi projektligjin në lexim të dytë më 6 tetor.
Mustafa, përmes një reagimi të publikuar pas votimit, e ka cilësuar këtë hap si të rëndësishëm në mbrojtje të luftës çlirimtare, historisë dhe, siç shprehet ai, dinjitetit kombëtar.
Ai ka thënë se miratimi i ndryshimeve përbën vetëm fillimin e një procesi që, sipas tij, synon rikthimin e drejtësisë dhe adresimin e pasojave që kanë prekur luftën çlirimtare.
“E kemi përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare që çdo mekanizëm shtetëror ta vëmë në mbrojtje të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Mustafa.


