Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të dalin sot në ora 17:00 në një konferencë të përbashkët për media.
“Ju ftojmë që sot në ora 17:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia”, njofton Ministria e Financave.
Kjo konferencë vjen pas vendimit të për masat e reja anti-Covid, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot.