Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë sot konferencë për media.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave, derisa nuk është bërë e ditur arsyeja e konfencës.
Sipas raportimeve, Vitia pritet të japë dorëheqje nga pozita e ministrit, derisa ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku.
Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Kujtojmë se Vitia është kandidat i LVV-së për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e 17 tetorit.