Derbi dikur nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli… ishte një betejë për të dominuar qytetin. 🔴🔵
Ishte një kohë kur Gjilani – Drita nuk luhej, por jetohej.
Kur qyteti ndahej në dy ngjyra, në dy zemra… por me një shpirt të vetëm – futbollin.
Mbi 10,000 shikues në stadiumin e qytetit, një zhurmë që të përshkonte trupin, emocione që nuk përshkruhen dhe një adrenalinë që nuk blihet.
Familje kundër familjes… vëllai kundër vëllait…
por gjithmonë me respekt dhe dashuri për këtë qytet që na rriti.
E kjo foto… nuk është thjesht një aksion.
Është sakrificë, pasion dhe krenari.
Është një moment që përmbledh gjithçka që kishte ky derbi.
Dhe për mua… është diçka edhe më shumë.
Sepse për 14 vite pata nderin dhe krenarinë ta jetoj këtë derbi nga brenda fushës —
të djersij për fanellën, të luftoj për ngjyrat dhe të përjetoj emocione që sot janë kujtime të paharrueshme.
Jo çdokush e kupton…
por ata që e kanë luajtur dhe jetuar, e dinë:
ky derbi nuk harrohet kurrë.
Gjilani – Drita, më shumë se futboll… është histori. ❤️💙🔥
Në foto janë edhe: Fidan Gërbeshi, Agron Beqiri dhe Enis Bejtullahu.

