Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka shpallur një nga premtimet kryesore të tij: ndërtimin e tre shkollave të reja në komunë.
Sipas Ismajlit, investimi në arsim është investim në të ardhmen e fëmijëve dhe zhvillimin afatgjatë të qytetit. Ai ka theksuar se shkollat moderne do të ofrojnë kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ky zotim është pjesë e vizionit të tij për një Gjilan më të zhvilluar dhe me mundësi të barabarta për gjeneratat e reja.